Derby i qytetit u mbyll pa fitues ku Juventus dhe Torno u ndanë në barazim 1-1.
Bardhezinjtë luanin totalisht të qetë këtë sfidë ndërsa ekipi i Mazzarit mori një pikë të vlefshme në garën për një vend në Europë.
Torino e nisi më mirë ndeshjen ku Lukic në minutën e 18′ i vodhi një top Pjanic në zonën e Juves dhe me një të djathtë vrasëse mposhti Szczesny.
Pjesa e parë e luftuar fort nga të dyja skuadrat u mbyll me avantazhin e Torinos.
Në të dytën ishte pikërisht Cristiano Ronaldo që në minutën e 84 pas një krosimi të Spinazzola shënoi me kokë duke barazuar shifrat.
Ndeshja u mbyll në barazim me Cr7 që shpëton Juven nga humbja për të dytën herë radhazi, pas barazimit të shkuar ndaj Interit në Milano.
Nga ana tjetër ekipi i Mazzarit qëndron në vendin e 6-të, që të çon në Europa League, 1 pikë më shumë se Milani i vendit të 7-të dhe me 2 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt.