MENU
klinika

Befason portugezi

Ronaldo: Më pëlqen kur tifozët kërkojnë rikthimin në Madrid

03.05.2019 - 22:21

Pavarësisht se u largua nga Reali, një pjesë e madhe e zemrës së Cristiano Ronaldos mbetet në Madrid.

Portugezi kaloi 9 vite që i ndryshuan karrierën në Spanjë, ku përveç golave, fitoi edhe shumë trofe personalë përveç atyre me ekipin.

Kur ka kaluar thuajse një vit nga koha kur vendosi të lërë Madridin, Ronaldo dha një intervistë për të përditshmen spanjolle El Pais, ku komentoi ndër të tjera edhe zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të tij te Reali.

“Spanjollët më kanë trajtuar mjaft mirë, ndaj iki me kokën lart, sepse e di që njerëzit më duan. Reali më ka dhënë shumë, por edhe i kam dhënë shumë.

Në rrugë më thonë të kthehem në shtëpinë time (në Madrid) dhe më pëlqen të dëgjoj këto fjalë”, tha portugezi.

Cr7 u largua nga Madridi për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin Florentino Perez por duket se atij i mungon Reali, aq sa klubit i mungon një si Cristiano.