MENU
klinika

"Pate nevojë të bëje shumë dubla?"

“Puthja gay” e aktorëve, aktori shqiptar tregon reagimin e gruas

13.05.2019 - 13:08

Aktori dhe këngëtari shqiptar Genc Salihu ka treguar së fundmi se si reagoi gruaja e tij kur ai u puth me një mashkull teksa luante në një film.

Ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania”, ka folur rreth filmit “Martesa”, i cili bëri shumë bujë dy vite më parë për shkak të trajtimit të marrëdhënieve homoseksuale.

 

Pasi tregoi se ka punuar pesë vite për këtë film, Genci komentoi edhe reagimin e bashkëshortes për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj.

Kjo nuk është dhe aq interesante. Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë”, u shpreh fillimisht ai, duke sjellë më tej për publikun edhe bisedën e bërë më Kaltrinën.

“Genci: E kam bërë mirë zemër?

Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?

Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla.”

Kujtojmë se filmi “Martesa” ka subjekt dashurinë homoseksuale gjatë luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një vajze.