MENU
klinika

Këngëtari është analfabet?

R Kelly, shtyhet gjykimi për abuzim seksual

09.05.2019 - 12:08

“R. Kelly dështoi t’i përgjigjet një padie sepse është analfabet”, ka thënë avokati përpara gjykatës amerikane.

Gjyqtari Moira Johnson ka dështuar të mbajë seancën e parë pasi këngëtari dështoi të përgjigjet në një padi të ngritur nga katër gratë që e akuzojnë për abuzimin seksual.

Por gjyqtari e ktheu padinë pasi një nga avokatët e Kellyt, shpjegoi se artisti ishte në burg kur iu dorëzuan dokumentet e padisë dhe nuk u përgjigj sepse nuk mund të lexonte.

Në muajin shkurt 52-vjeçari ishte arrestuar pas akuzave për abuzimin seksual të një gruaje dhe tre vajza rreth një periudhe 10 vjeçare duke filluar nga fundi i vitit 1990.

Theksojmë se R. Kelly kurrë nuk e ka pranuar fajin duke hedhur poshtë akuzat për abuzim seksual dhe mohoi çdo gjë rreth kësaj teme.

Ndërkohë, këngëtari gjatë këtij viti kishte paralajmëruar se do të sillte këngë të reja si dhe do të mbante disa koncerte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderon komuniteti i hip hopit

Drake nderon Nipsey Hussle në Londër