Toronto Raptors triumfoi lehtësisht ndaj Milwaukee Bucks në ndeshjen e 4-t finale të konferencës së Lindjes.
Kanadezët barazuan në 2-2 serinë duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit.
Ishte një fitore e thjeshtë për Raptors që triumfuan me rezultatin 120-102, në një sfidë ku Bucks rezistuan vetëm në periodën e parë sepse më pas ndeshja nuk kishte aspak histori.
Dy pikëshënuesit më të mirë të takimit ishin dy yjet e Milwaukee-t Khris Middelton me 30 pikë 7 asiste e 6 rebound dhe Giannis Antetokounmpo me 25 pikë 5 asiste dhe 10 rebound.
Gjithsesi diferencën e bëri loja në grup e Torontos, pasi plot 6 basketbollistë të Raptors arritën një kuotë pikësh me dy shifra.
Më i miri për vendasit ishte Kyle Lowry i cili koleksionoi në total 25 pikë 6 asiste e 5 rikuperime poshtë tabelës, ndërkohë që Kawhi Leonard u mjaftua vetëm me 19 pikë në total.
Tashmë seria e finaleve të Lindjes do të zhvendoset në Wisconsin aty ku Bucks janë favoritë për të fituar ndeshjen e 5-të, por duke parë formën e Raptors në dy takimet e fundit asgjë nuk është e sigurtë.
Nga e gjitha kjo situatë në finalen e Lindjes që rrezikon të shkojë deri në ndeshjen 7-të, përfiton Golden State Warriors që do të jetë më freskët dhe do të tentojë të fitojë një tjetër titull kampion.