MENU

Kampionët e Shqipërisë

Rikthimi në CHL/ Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit

13.05.2019 - 22:08

Triumfi në Kategorinë Superiore pas 26 vitesh pritje shijoi dyfish Partizanit pasi “Demat” u rikthyen gjithashtu në Champions League.

Të kuqtë duhet të nisin që tani të mendojnë për paraqitjen e tyre në Europë aty ku do të tentojnë të bëjnë një figurë sa më të mirë dhe të shkojnë sa më larg.

Duke parë edhe skuadrat që kanë siguruar deri tani pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Championsit të kuqtë të cilët e ka koeficientin 3, janë zyrtarizuar tek vazo e skuadrave jo favorite.

Ndryshimi i formatit të Championsit një vit më parë ka një të mirë gjithsesi pasi edhe nëse eliminohet në turin e parë kualifikues, Partizani nuk do të dalë jashtë Europe por do të zhvendoset në turin e 2-të të Europa League.

Tek Partizani shpresojnë që në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nyon të Zvicrës të peshkojnë një skuadër deri diku të kalueshme duke evituar emrat e mëdhenj që bëjnë në turin e parë kualifikues të Championsit.

Ndër ekipet e forta që mund të qëllojnë kundërshtarët e të kuqve janë Celtic Glasgow, Bate Borisov, Astana, Qarabag, Crvena Zvezda, Rosenborg por edhe Maribor e Ludogorets nëse këto dy ekipe do të fitojnë titujt në Slloveni e Bullgari teksa për momentin kryesojnë bindshëm. 

Vazo e parë propozon skuadra të kalueshme për të kuqtë siç mund të jenë padiskutim uellsianët e TNS, irlandezët e Dundalk, luksemburgasit e Dudelange, finlandezët e HJK Helsinkit, moldavët e Sheriffit të Tiraspolit apo edhe sllovakët e Slovan Bratislavës.

Nuk përjashtohet as Shkëndija e Tetovës edhe pse askush nuk do të uronte që të kishim një derbi shqiptar në turin e parë kualifikues të Championsit pasi kuqezinjtë tetovarë e kanë koeficientin 6 dhe falë paraqitjeve në vitet e fundit në Europë, në këtë sezon do të jenë pjesë e vazos së skuadrave favorite.

Gjithsesi duke qenë në vazon e favoriteve Partizani ka evituar përballjet e mundshme me dy klube shumë të forta siç janë kampionët e Rumanisë të CFR Cluj dhe hungarezët e Ferencvaros ndaj të cilëve ka kujtime të bukura, pasi këto dy skuadra bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me të kuqtë.