MENU
klinika

Mundësi për ribashkim?

Romanca me Jennifer Anistonin, reagon Brad Pitt

09.05.2019 - 10:40

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston 14 vjet më parë përfunduan lidhjen e tyre pesëvjeçar dhe kohët e fundit rifilluar të shfaqen së bashku në publik duke shkaktuar kureshtjen e mediave, të cilët dëshironin të dinin nëse janë së bashku dyshja hollivudiane.

Aktori i famshëm kohët e fundit është shkurorëzuar nga Angelina Jolie, me të cilin ishte në martesë që nga viti 2005, kohë kur ishte ndarë me Anistonin.

Që nga ajo kohë, disa herë u shfaq me Jennifer në publik dhe ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së aktores dhe i dha një dhuratë të veçantë, sipas “People”.

Pitt është kapur nga gazetarët teksa shkonte në drejtim të makinës në Los Angelos dhe e pyetën se sa janë shanset për t’u pajtuar me Jennifer, ai u përgjigj “Oh Zot tim”, dhe vazhdoi të ecë drejt makinës. “Së shpejti”, tha ai dhe u largua.

Ata kanë një marrëdhënie shumë njerëzore dhe normale. Ajo e ftoi ishbashkëshortin në ditëlindje. Ishte një natë e madhe për Jennifer, ajo festoi ditëlindjen e 50-të. Ajo ftoi të gjithë njerëzit e rëndësishëm në jetën e saj për të festuar me ta”, tha një burim i afërt me aktoren.

Megjithëse janë të dy të lirë, burimet afër aktorëve argumentojnë se ka shumë pak shanse për t’u pajtuar.

Ndërkohë, aktorët janë duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston

“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë