MENU
klinika

Video

Talenti që pas Shqipërisë elektrizon “The Voice” në Francë

20.05.2019 - 15:57

Një tjetër talent shqiptar elektrizon këtë herë skenën dhe jurinë franceze të “The Voice”.

Gjon Muharremaj është 20 vjeçari që po bën krenar të gjithë shqiptarët në Francë dhe jo vetëm.

Ai po triumfon në “The Voice” në Francë duke kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra.

Gjoni është në mesin e 12 konkurrentëve në nivelin e avancuar dhe ka përballë një garë të fortë.


Ai bën pjesë në grupin e këngëtarit të njohur Mika.

Gjoni ka lindur në Zvicër dhe babain i tij është nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana.

Kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e ‘Albanians Got Talent’ me zërin e tij.