MENU
klinika

Ajax kthehet në shtëpi

Tottenham prek finalen në ‘frymën e fundit’

08.05.2019 - 23:16

Nuk kishte si të mungonte spektakli dhe loja e çmendur në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

Tottenham arriti kualifikimin historik duke eleminuar talentet e Amsterdamit në limitet e ndeshjes.

Harkëtarët e nisën vrrullshëm sfidën duke shënuar që në minutën e 5′ me liderin e mbrojtjes de Light.

Ekipi i Ten Hag dyfishoi rezultatin në minutën e 35′ pas golit të talentit Ziyech.

E para u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Ajax, ndërsa në pjesën e dytë Totenham u rikthye fuqishëm në lojë.

Lucas Moura mori përdore ekipin e tij duke shënuat dy gola në brenda 4 minutash, respektivisht në minutat 55′ dhe 59′

Spurs morën zemër dhe vunë shpesh në vështirësi vendasit duke rrezikuar jo pak për të shënuar.

Kur te gjithe menduan se gjithçka po përfundonte, Lucas Moura bëri çmendurinë duke shënuar në minutën e 96′

Në “Johan Cruyff ArenA” pllakosi heshtja dhe shpërthyen lotët, por ata të ”Spurs” ishin lot gëzimi.