MENU
klinika

Sjellin foton e parë

Vjen në jetë Efehan, fëmija i parë i Almedës dhe Tolgës

06.05.2019 - 13:00

Almeda dhe Tolga tashmë janë bërë prindër për herë të parë.

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër të një djali.

Pak pas lindjes, janë shkrepur edhe fotot e para të Almedës dhe Tolgës, të cilat kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.

Sipas mediave turke, Almeda e ka sjellë në jetë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Efehan, në orën 05:21 minuta të së dielës.

Vogëlushi peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.

Almeda dhe i vogli janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe çifti gëzon lumturi nga ardhja në jetë i fëmijës së tyre të parë.