Duket se fansat nuk kanë reaguar edhe aq mirë për foton e saj ku dukej se kishte shtuar në peshë.
Ajo është kritikuar nga fansat për arsyen se ajo ka shtuar në peshë.
Nisur nga disa komente të papëlqyeshme në lidhje me peshën e saj Bebe ka vendosur të kundërpërgjigjet nëpërmjet postimeve në Insta Story.
Këngëtarja ka vënë në pah që është një gjë e shëmtuar të gjykohen njerëzit pa ditur se çfarë i ka çuar ata në një pikë të caktuar.
Ajo shkruan se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por që nuk e përcakton se cili është shkaku që e kanë bërë atë të shtojë disa kg.
Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”
Ajo ka shtuar se problemi i peshës ka qenë një problem për të që kur ka qenë një vajzë e vogël.
“Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”
Kështu është shprehur së fundmi Bebe Rexha, në instagramin e tij.