MENU
klinika

Deklarata

Balla “ultimatum” deputetëve: Miratoni rezolutën për Presidentin!

13.06.2019 - 10:51

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla doli me një kërkesë për të gjithë deputetët e pranishëm në Parlament.

Balla kërkoi nga deputetët që të miratojnë rezolutën për Presidentin, duke theksuar se Kuvendi diskuton për herë të parë në 28 vite një rast të tillë.

Fjala e Ballës:

“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është hapur antikushtetues.

Në raport me zgjedhjet, Presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së zgjedhjeve

Presidenti i vendit e ka këtë kompetence vetëm një herë dhe e ka ezauruar këtë. Deri më 10 qershor, datën e zhdekretimit janë konsumuar të gjitha procedurat për zgjedhjet vendore. Pro procesi është vetëm në fazën e fundit, në ditën kur zgjedhësit duhet t’u respektohet e drejta e mbrojtur në kushtetutë për të zgjedhur. Nuk ka për të ndodhur të zhbëhet me zhdekretim.

Presidenti referohet në precedentë sipas tij, por lë mënjanë kuadrin ligjor, nuk mund të marrësh për precedentë kur kuadri ligjor është tërësisht i ndryshëm, në 2007, apo 2017 jo vetëm që kishin brenda kuadrit të përcaktuar, por dispozitën kalimtare për ti mundësua presidentit Moisiu për të rindërtuar një datë të re zgjedhore e kemi votuar në 30 dhjetor të 2006, Kuvendi rrinte i mbledhur derisa marrëveshja politike të firmosej në presidencë dhe presidenti vetëm pas kësaj mund të dekretonte një datë të re.

Presidenti nuk është vënë në lëvizje me kërkesë të palëve të treta, asnjëherë kryesisht, dekreti bllokon mundësinë për të prodhuar rezultate, me shtyrjen dhe përsëritjen zgjedhjet zhvillohen në dritë tjetër, kurse dekreti i 10 qershorit thyen çdo limit, ligjor dhe kushtetues”.