MENU
klinika

Diskutojnë kujdestarinë e vajzës

Bradley Cooper dhe Irina Shayk, zyrtarisht të ndarë

07.06.2019 - 14:50

Pas xhirimeve të fimit  “A star is born” me protagonistë aktorin Bradley Cooper dhe këngëtaren Lady Gaga, të shumta ishin spekulimet dhe zërat që qarkullonin për një lidhje mes këtyre dy të fundit dhe një përkeqësim të marrëdhënies midis Cooper dhe modeles Irina Shayk.

Sipas revistës “People”, Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk janë më bashkë.

Asnjëherë nuk u bë e qartë nëse miqësia apo marrëdhënia e aktorit me Gaga-n ndikoi drejtpërdrejtë në lidhjne 4-vjeçare të tij me Irinën, por gjithsesi u duk se një shkëndijë u dha prej tyre dhe i dha krahë thashethemeve.

Bradley dhe modelja e njohur filluan të dilnin bashkë në vitin 2015, ndërkohë që në mars të 2017-ës u bënë prindër të një vajze, Lea De Seine.

Në këtë moment, e vetmja gjë për të cilën ata po flasin me njëri-tjetrin është se si do ndajnë kujdestarinë e vajzës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hollywood humbet një tjetër çift

Ndahen Bradley Cooper dhe Irina Shayk