MENU
klinika

Nga The Guardian

Brexit, një ‘katastrofë’ edhe për Turqinë

05.06.2019 - 18:43

Në orët e hershme të 4 tetorit 2005, Jack Straw, sekretari i jashtëm britanik i atëhershëm, dhe Abdullah Gül, homologu i tij turk, ecnin, me sy të lodhur dhe dorë më dorë, në një konferencë shtypi në Luksemburg.

BE sapo kishte hapur bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë. “Tani jemi pjesë e Evropës!” shkruante Gyl.

Kjo ishte 14 vjet më parë dhe  shumë larg. Sot, Britania është duke dalë nga BE dhe Turqia duket se nuk do ta gjejë dot rrugën.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE mund të shihet si pjesë e një fenomeni më të gjerë në të cilin shtetet anëtare vënë në pikëpyetje parimet themelore të bashkimit, të tilla si liria e lëvizjes së njerëzve dhe një vizion gjithëpërfshirës i Evropës në botë.

Por Brexit gjithashtu rrezikon të përkeqësojë gjërat për pjesët e tjera të botës, dhe ky sigurisht është rasti i Turqisë.

Në një udhëtim të kohëve të fundit në Stamboll dhe Ankara, kam dëgjuar të njëjtën gjë: “Menduam se britanikët ishin të ndjeshëm. Pse e bëjnë këtë? Dhe përse po na e bëjnë këtë? ”

Isha në konferencën e shtypit të Luksemburgut kur Strou dhe Gyl njoftuan fillimin e bisedimeve të BE dhe raportuan nga Stambolli, por euforia e asaj dite u zëvendësua nga dëshpërimi në vitet e mëvonshme.

Diskursi anti-turk në Evropë vazhdon.  Përjashtim ishte Britania, besimtari më i zjarrtë në BE në anëtarësimin eventual të Ankarasë.

Brexit duket se solli në Britani të Madhe politikën populiste, në të cilat Turqia tashmë kishte rënë viktimë.

Sot të dy vendet po përballen me momente të së vërtetës.

Me Johnson që kërcënon për Brexit pa marrëveshje nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar përballet me moment të vështira.

Në Turqi, gjërat janë akoma më keq. Në zgjedhjet lokale në mars, opozita pati suksesin e saj më të madh në vite, duke fituar në qytetet më të mëdha të Turqisë. Erdogan nuk e ka respektuar fitoren por kërkoi një rivotim më 23 qershor.

Nëse ai fiton, kjo mund të shënojë ndarjen përfundimtare të Turqisë me rrugët e demokracisë, dhe një ndërprerje edhe më të madhe me Europën. Në Turqi, Evropa shihet si mjeti i arratisjes nga autokracia.

Brexit gjithashtu do të dëmtojë Turqinë ekonomikisht. Vendi kohët e fundit është goditur nga recesioni. Nëse Britania largohet nga BE pa një marrëveshje, Turqia mund të humbasë aksesin në tregun e dytë më të madhe të eksportit, pasi të dyja ekonomitë janë të lidhura nga bashkimi doganor i Ankarasë me BE. Aktualisht, Turqia ka një suficit tregtar prej 2.8 miliardë dollarësh me Mbretërinë e Bashkuar.

Ashtu si shumë vende të tjera anembanë botës, Turqia po e vështron sagën Brexit me vëmendje. Të gjithë, po ushqejnë shpresën se ndjeshmëria do t’i rikthehet Britanisë së Madhe përpara se vorbulla e Brexit të na gëlltisë të gjithëve.

Elçin Poyrazlar

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”