MENU
klinika

'Fatura e divorcit'

Britania: Nuk paguajmë para më shumë seç na takon

30.06.2019 - 08:22

BJeremy Hunt, kandidati për kryeministër në Britani ka thënë se edhe ai do ta marrë në konsideratë mospagimin e “faturës së divorcit” të BE-së prej 39 miliardë eurosh në rastin e një Brexit pa marrëveshje.

Sekretari i jashtëm tha për Sunday Times se nuk do të dorëzojë “një qindarkë më shumë sesa kërkohet ligjërisht prej nesh”.

Rivali i Boris Johnson më parë zbuloi plane të ngjashme.

Më parë këtë muaj, Johnson i tha Sunday Times se do nuk do të paguajë faturën e divorcit deri sa të ketë arritur një marrëveshje më të favorshme sesa marrëveshja e negociuar e Theresa May, e cila është hedhur poshtë tre herë nga deputetët.

Të hënën, Hunt i tha gazetës: “Si biznesmen kam paguar gjithnjë faturat e mia. Kjo duke u thënë, nëse ikim pa një marrëveshje, nuk do të dorëzoj një qindarkë më shumë sesa kërkohet ligjërisht prej nesh”.

Hunt dhe  Johnson janë duke marrë pjesë në garën për lider në të gjithë vendin, pasi anëtarët e Partisë Konservatore do të vendosin për udhëheqësin e ardhshëm të partisë së tyre dhe kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

160,000 anëtarë do të fillojnë të votojnë javën e ardhshme dhe fituesi pritet të shpallet më 23 korrik.

Ekipi i fushatës së Hunt tha se ishte në bisedime me ish-kryeministrin kanadez, Stephen Harper, të cilin ai shpreson të ndihmojë për të hartuar plane për një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Kanadasë me BE.

Stephen Harper ishte kryeministër i Kanadasë për gati 10 vjet përpara se të humbiste zgjedhjet kundër Justin Trudeau në vitin 2015.

Ai pritet të largohet menjëherë pasi kryeministri i ri të hyjë në zyrë në fund të korrikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për kryeministrin e mundshëm

“Johnson s’ka guxim të përballet me njerëzit”

Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?