MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Enca ka një lajm të bukur teksa thumbon rivalët!

19.06.2019 - 12:26

Enca Haxhia është gjithnjë në vëmendjen tone, të fanave e të kujtdo që e  ndjek.

Edhe pas sherrit të bujshëm me mikun e saj Noizy, Enca vijon të përbëjë lajm me qoftë edhe vetëm një foto që poston.

Por ka vetëm pak kohë që ka publikuar projektin “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, dhe që tani ka thyer rekordin.

Këngëtarja ka arritur 8 milionë klikime dhe këtë gëzim e ndau me ndjekësit sot:

“HAJDEEEEE ?? 8.000.000 ??? (nga ato realet ?) “, ka shkruar Enca, duke “thumbuar” kolegët.

Nuk e dimë se me kë e ka Enca, por ajo i ka prishur prej kohësh marrëdhëniet me kolegët e OTR.

Kujtojmë se në shkurt të 2017-ës, Noizy përzuri Encën nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

Ta ketë me Noizy-n këtë postim apo kështu e ka kjo punë me artistët tanë që tashmë blerja e klikimeve është kthyer në një fenomen mjaft të përhapur duke u bërë ‘trend’ !

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këndon edhe në gjuhën kurde

Enca Haxhia performancë në Kurdistan