MENU
klinika

Gjenerata "Beat"

Ginsberg: poeti, mistiku, budisti, fotografi…

07.06.2019 - 11:38

    Poet, i mistershëm, budist, mësues dhe zëdhënës i gjeneratës “Beat” që kulmoi në vitin 1950, ndër vite Alen Ginsberg fotografoi gjithashtu edhe miqtë dhe dashamirët e tij. Bëri albume me këto fotografi, me diçitura të shkruara me dorë. “Kujtim fotografik i epokës së “Beat”-it” i Ginsbergut, përmbledh momente intime të shumë prej shkrimtarëve kryesorë, poetëve dhe artistëve që u shfaqën në vitet 1950 dhe 1960.

 

 

 

 

Lindi më 3 qershor 1926, në Njuark, Nju Xhersi. I biri i Luisit dhe Naomi Ginsberg, dy anëtarë hebrenj të kundërkulturës letrare të Nju Jorkut të viteve 1920, Ginsberg u rrit mes perspektivave progresive politike. Përkrahës i Partisë Komuniste, nëna e Ginsbergut ishte një nudiste, shëndeti i së cilës qe një shqetësim gjatë gjithë fëmijërisë së poetit. Sipas biografit Barry Miles, “sëmundja e Naomit i dha Alenit një ndjeshmëri dhe tolerancë të madhe për çmendurinë, neurozën dhe psikozën”.

“Fotografitë e kanë zanafillën në vitin 1945 ose 1946, kur mora aparatin tim dhe bëra një sërë fotografish me Burroughs, gruan e tij Joan, Kerouac dhe Hal Chase… Kam bërë disa fotografi të Herbert Hunke dhe Burroughs në fermën e tyre të marijuanës së Teksasit…”.

“Interesi im për fotografitë ishte më i shenjtë se fotografi. Nuk e pashë veten si një regjistrues ngjarjesh ose si i përfshirë në një reportazh të vazhdueshëm”.

 

 

 

 

“Kam frikë se në reportazh të vazhdueshëm jam më së shumti tani. Më është bërë zakon të përdor një aparat fotografik atëherë kur mund të përdor një bllok shënimesh. Po e shoh veten të shkruaj gjithnjë e më pak, bëj skicën dhe vëzhgoj me aparatin. Po filloj ta zhvendos pak të shkruarin – jo poezinë, por shënimet shëtitëse që bëja zakonisht. Është disi e gabuar, as që vihet në dyshim, sepse nuk jam një fotograf aq i mirë, sa jam shkrimtar, si dhe duhet t’i përmbahem profesionit tim, por e dini, siç thotë edhe Robert Frank, fotografia është art për njerëzit dembelë dhe ka të drejtë”.

Ginsberg u miqësua me Berenice Abbot, e cila i tha: “Mos u bëj maniak, djalë. Të gjithë këta fotografë me aparatet e tyre 35 milimetësh vetëm shkrepin, shkrepin, shkrepin dhe kësisoj nuk arrijnë asgjë… Duhet të fiksosh diçka dhe më pas të përdorësh një negativ të madh në mënyrë që të mund të kapësh detajet”. Këtë ide e lidhi me atë që budistët e quajnë “mjeshtëri panoramike”, ndërsa Blake e quajnte “bukuri e çastit”.

Në njëfarë kuptimi, të shkruarit e poezisë dhe të fotografuarit kanë qenë dy aktivitete të veçanta, por të lidhura ngushtësisht mes tyre. Atë që u mësoi studentëve të poezisë në aspektin e forografimit të poezisë, këto  ditë mund t’u shërbejë edhe studentëve të fotografisë”.

 

 

 

 

Poeti i mirënjohur, udhëtari botëror, kërkuesi shpirtëror, anëtari themelues i lëvizjes së madhe letrare, kampioni i të drejtave njerëzore dhe civile, fotograf dhe kompozitor, mishërues politik, mësues dhe bashkëthemelues i një shkolle poetike, Alen Ginsberg sfidoi klasifikimin e thjeshtë. Si poet, do të mbahet mend më së shumti për dy kryeveprat: “Britma”, me rreshtin e famshëm të hapjes (“Pashë mendjet më të mira të brezit tim të shkatërruar nga çmenduria”) dhe rrymës ritmike të linjave të pandërprera, si  dhe “Kaddish” biografinë e fuqishme, kushtuar nënës së tij, Naomi Ginsberg, e cila pjesën më të madhe të jetës e kaloi një gjendje të trazuar mendore.

Jeta dhe shkrimet e Alen Ginsberg vazhdojnë të ngjallin interes të madh edhe në ditët tona, kohë pasi iu nënshtrua kancerit të mëlçisë në vitin 1997. Pothuajse të gjitha librat e tij botohen vazhdimisht. Katër libra me shkrime dhe intervista janë botuar pas vdekjes, por edhe revista dhe vëllime të reja, apo korrespondenca. Poezitë e tij shfaqen rregullisht në antologji anembanë botës, kurse fotografitë e tij vazhdimisht riciklohen në libra dhe revista. Universitetet ofrojnë kurse Ginsberg dhe “Beat Generation”.

 

 

 

 

Por, më e rëndësishmja është fakti që çdo ditë, diku në botë, ndoshta në një qytet ferme në Nebraska ose në një kafene në Berlin, ose në një fshat në Azinë Juglindore, një fëmijë shfleton “Ulërima dhe poezi të tjera”, duke nisur udhëtimin e ardhshëm poshtë korridoreve të imagjinatës, nga e cila një botë më këmbëngulëse dhe më bujare mund të evoluojë.

Mori çmimin kombëtar “BOOK” në SHBA me përmbledhjen “Rënia e Amerikës”, për poezinë në vitin 1974. Në vitin 1979, mori nga “National Arts Club” medaljen e artë dhe u pranua në Akademinë Amerikane dhe Instituti i Arteve dhe Letrave. Ginsberg ishte finalist i Çmimit Pulitzer në vitin 1995 për librin e tij “Përshëndetje kozmopolite”./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poeti i lirisë

Individi është kombi?

Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?


Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës