MENU
klinika

Ndërkohë po përgatitet për dasmën

Justin Bieber aksident, nuk pati lëndime

07.06.2019 - 15:06

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber është aksidentuar me makinë në Hollywood, gjatë kohës po shkonte në kishë.

Këngëtari, 25 vjeçar, është parë duke biseduar me policët. Ai kishte edhe truprojën e tij pranë.  Ndërkohë këngëtari po udhëtonte me furgon ndërsa goditi një makinë të bardhë.

Më vonë ai është larguar nga kisha me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin dhe këtë herë ishte pikërisht ajo në timon në Lamborghinin e zi.

Duket se aksidenti nuk ka qenë serioz, pasi që policia investigoi automjetet  që u përfshinë ne aksident dhe nuk kishte lëndime apo dëmtime serioze.

Nga ana tjetër, Bieber ndërkohë  është duke bërë planë për një dasmë me Haileyn, pasi dyshja e kurorëzuan dashurinë e tyre në shtatorin e vitit të kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kam dashur dhe e dua Selenën por...

Justin Bieber tregon kë dashuron vërtetë