Kim Kardashian West, është kthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë për të folur për reformat në drejtësi.
Ajo u shpreh në rrjete sociale:
“Unë po shkoj në Shtëpinë e Bardhë për të folur për rastin e dytë të punësimit dhe rikthimit”, ka thënë ajo, duke shtuar se ishte “e nderuar që të jetë pjesë e njoftimit se administrata dhe sektori privat po rriten dhe po krijojnë mundësi që këta burra dhe gra të kenë suksese pas daljes nga burgu”.
Në fjalimin që ka mbajtur Kim ka theksuar përkrahjen e saj për programin “Second Chance” që i ndihmon në ikuadrimin e të burgosurve në punë pas lirimit nga burgu.
Gjatë kësaj konference ajo nuk ka harruar të falënderoj po ashtu edhe presidentin për punën që vazhdon ta bëjë në këtë drejtim.
Kardashian ka qenë edhe disa herë të tjera në Shtëpinë e Bardhë ku ka diskutuar me Donald Trumpin çështjet e të burgosurve.
Interesant qe fakti se ajo e bindi presidentin që t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares, Alice Marie Johnson.