MENU
klinika

Finalja e Champions League

Klopp e Pochettino surprizojnë me formacionet zyrtare!

01.06.2019 - 20:07

Lucas Moura do ta nisë nga stoli finalen ndaj Liverpool.

Pochettino i ka besuar vendin e titullarit të rikthyerit nga dëmtimi Harry Kane. Gjithashtu surprizë është edhe përfshirja e Harry Winks nga minuta e parë.

Ndërkohë Jurgen Klopp i ka besuar formacionit që ka përdorur përgjatë gjithë sezonit kur lojtarët kanë qenë në formë të mirë fizike.

Një mungesë që bie në sy është ajo e James Milner, i cili e nis nga stoli, ndërsa Roberto Firmino rikthehet titullar.

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht dhe gjithçka është gati në Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN