MENU
klinika

Renditja e FIFA

Kosova ‘fluturon’ në tabelë/ Shqipëria humb 4 pozicione!

14.06.2019 - 19:59

Fitorja 2-0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor.

Përkundrazi, kuqezinjtë kanë humbur 4 vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s.

Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë “Dardanët” të renditen në pozitën e 121-të të FIFA-s, që njëherësh është pozita më e lartë që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.

Kosova e nisi historinë e saj në renditjen e FIFA-s nga vendi i 190-të dhe gjatë periudhës trevjeçare ka arritur të fitojë plot 69 vende.  “Dardanët” kanë fituar 25 pikë të reja në renditje, duke qenë kombëtarja me më së shumti pikë të fituara në këtë muaj.

Sa i përket top-renditjes, mbetet në vend të parë Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reja feston fitoren e parë

Shqipëria ‘zgjohet’ ndaj Moldavisë!

"Tani kemi një skuadër..."

Reja paralajmëron ndryshime të mëdha!