MENU
klinika

Detaje

Ministri italian telefonon Ramën dhe Bashën, çfarë u kërkoi?

24.06.2019 - 14:39

Situata e tensionuar politike në vendin tonë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Italisë.

Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë Rama dhe kryedemokratin Basha.

Ministri italian konfirmoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e dosmodoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të kontestimeve të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian përsëritit se pavarësisht divergjencave mes forcave politike shqiptare, është shumë e rëndësishme të evitohet cdo formë e dhunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithësecilit të shprehen në mënyrë demokratike.

Në këtë “frymë të besnikërisë së ndërsjelltë reciproke “, ministri italian nënvizoi se “duhet të sigurohet siguria dhe korrektësia e procesit zgjedhor në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesëvëzhgues nga shumë vende përfshirë edhe Italinë.