MENU
klinika

Postimi

Ministrja e Ramës i “përvishet” Metës: Presidenti nuk është i Lulit e Monës!

14.06.2019 - 12:10

Pas deklaratave që bëri presidenti Meta këtë mëngjes, ka ardhur reagimi i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja për Marrëdheniet me Parlamentin ka thënë se Presidenti i takon republikës dhe jo Lulit e Monikës.

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”.

Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës, thekson Spiropali.