MENU
klinika

Detaje

Ndodh “çudia” në zgjedhje, në këtë qendër voton vetëm 1 person

30.06.2019 - 16:09

Një befasi ka qenë një situatë e krijuar në fshatin Ngraçie në Mallakastër.

Teksa po flitet për pjesëmarrje të ulët në votime, në këtë fshat deri në mezditë ka votuar vetëm 1 person.

Në lidhje me këtë situatë, komisionerët shprehen se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.