MENU
klinika

Video

Performanca që për pak i rrezikoi jetën Lady Gagës

01.06.2019 - 12:28

Publikohet video e performancës së Lady Gaga mbi rrobot ku për pak u rrëzua

Lady Gaga njihet për performancat e saj të jashtëzakonshme, me të cilat arrin të tërheqë vëmendjen e publikut.

Së fundmi ajo ka përjetuar një moment shumë të sikletshëm në skenë, i cili i ka rrezikuar dhe jetën.

Në 30 maj artistja ka dhuruar një spektakël në Las Vegas dhe si çdo herë tjetër nuk munguan performancat e saj të veçanta.

Në një moment gjatë kohës që ishte duke kënduar mbi një robot gjigand dhe do të zbriste prej tij, Lady Gaga vetëm për pak është rrëzuar në tokë.

 

View this post on Instagram

 

Casi se nos cae Lady Gaga hoy!!! ? #gagavegas #ENIGMA

A post shared by Madre Monster (@madremonsterchile) on

Por balerinët të cilët e shoqëronin gjatë performancës mundin ta shpëtonin në kohë dhe fatmirësisht koncerti nuk u ndërpre.

E gjithë skena është filmuar nga fansa të Lady Gaga-s të cilët ishin të pranishëm dhe videot i kanë publikuar në rrjete sociale.