MENU
klinika

Hiqeni celularin nga dora

Pesë veprimet për të luftuar pagjumësinë!

08.06.2019 - 16:48

Përpara se të vendoset për trajtimin e pagjumësisë, është e rëndësishme që të identifikohen faktorët mjekësore dhe psikologjike, të cilët mund të jenë shkaktarët e vërtetë të kësaj situate si: depresioni, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, si edhe dhimbjet kronike.

Në vijim po ju përmendim disa këshilla të thjeshta, se si mund të veproni për rikthimin e gjumit, duke ndihmuar kështu organizmin që të jetë i shëndetshëm dhe të përballojë më lehtë të gjitha problemet, apo vështirësitë që shfaqen në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

1.Rekomandohet të shkoni në të njëjtën orë në shtrat për të krijuar oraret e reflekseve të rregullta të gjumit.

2.Asnjëherë mos flini me barkun plot, hani darkë të paktën dy orë para se të shtriheni. Edhe shëtitjet para gjumit janë dobisjellëse. Një ushqyerje e shëndetshme është gjithmonë pozitive.

pagjumesia
pagjumesia

3.Bëni kujdes që të keni një dyshek dhe krevat të rehatshëm për trupin tuaj, hiqni nga dhoma sende që bëjnë zhurmë si për shembull tik-taku i orës, mbani grilat ulur për të minimizuar zhurmat nga jashtë.

4.Mos pini shumë kafe gjatë ditës dhe sidomos jo pas orës 16.00, si dhe mos abuzoni me alkoolin e konsumin e duhanit.

5.Kontrolloni stresin. Kur keni shumë gjëra për të bërë dhe shumë gjëra për të menduar, gjumi është ai që e pëson i pari. Që të vendosni qetësinë në jetën tuaj, kini parasysh mënyra për ta kontrolluar stresin.