MENU
klinika

Mediat e bëjnë të kryer!

Pogba zgjedh ekipin e ardhshëm!

30.06.2019 - 21:40

Paul Pogba do të bëjë gjithçka për tu larguar nga Manchester United këtë verë.

Mesfushori francez ka deklaruar tashmë qartë se nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Angli dhe sipas raportimeve që vijnë nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”, kampion i botës në fuqi preferon Juventus më shumë se Real Madrid.

Në fakt, javën e kaluar futbollisti mësohet të ketë kontaktuar në telefon trajnerin e ri të bardhezinjve, Maurizio Sarri, për ta siguruar mbi vullnetin e tij, që të jetë pjesë me çdo kusht e projektit të ri të “Zonjës së Vjetër”.

Aq sa është madje i gatshëm të refuzojë ofertat e Real Madrid, vetëm për tu rikthyer në Torino.

Zgjedhje të cilën francezi ia kishte komunikuar Juventusit që më parë, me rastin e lamtumirës së Barzagli, ceremoni në të cilën Pogba mori pjesë në mënyrë të papritur në muajin maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN