MENU

Kanadezët 'prekin' titullin

Raptors 1 fitore larg suksesit!

08.06.2019 - 15:25

Toronto Raptors ka prekur titullin kampion, pas fitores në përballjen e katërt ndaj Golden State Warriors, duke çuar bilancin total të ndeshjeve në 3-1 për kanadezët.

Për të dytën herë në harkun e 48 orëve, Raptors ia dolën të triumfojnë në “Oracle Arena” të Oaklandit, që është edhe shtëpia e kampionëve në fuqi të Warriors, këtë herë me rezultatin 92-105.

Kawhi Leonard ishte lideri i skuadrës kanadeze, me plot 36 pikë të shënuara, dy asiste dhe 12 rikuperime.

Nga ana tjetër, Thompson dhe Curry nuk arritën të shmangin humbjen, edhe pse zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

Takimi nisi vrullshëm për vendasit, të cilët arritën të triumfojnë në fraksionin e parë me rezultatin 23-17, por vetëm kaq, sepse më pas gjithçka foli në favor të kanadezëve, që veçanërisht në fraksionin e tretë, u treguan të jashtëzakonshëm, duke marrë plot 16 pikë më shumë se kundërshtari.

Finalja do të zhvillohet në “Scotia Bank Arena” të Torontos, ku në rast fitoreje, vendasit do të mund të hapin shampanjën e festës së titullit kampion, dhe të ‘shkurorëzojnë’ kështu Golden State.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Magjia' e Curry nuk mjafton!

NBA/ Toronto ‘hakmerret’ ndaj Golden State!