MENU

Nga The Hill

Rusi-Turqi, ‘miq’ vetëm në dukje

17.06.2019 - 17:10

Aleanca 70-vjeçare midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë po shkon për periudhën e saj më të trazuar në dekada.

Kongresi votoi këtë javë në legjislacionin për të ndëshkuar Ankaranë për blerjen e planifikuar të sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Megjithatë, këto veprime do të thellojnë pa dashje lidhjet e Ankarasë me Moskën.

Turqia, e admiruar dikur nga shumë në Uashington si një model për vendet me shumicë muslimane, sot ka pak miq në Capitol Hill.

Takimet e shpeshta midis Erdoganit dhe Presidentit rus Vladimir Putin, lënë përshtypjen se Ankaraja po bëhet aleat i Moskës. E vërteta është se Ankaraja ndihet e kërcënuar nga fqinji i saj në veri.

Sigurisht, Putini është i lumtur që t’i shesë armë një anëtari të NATO-s për të përçarë aleancën.

Pavarësisht nga kërcënimi i largimit nga programi F-35, sanksionet ekonomike në mes të një recesioni në vend dhe një ofertë alternative e qartë e SHBA për raketat Patriot të ndërvepruara me NATO, Erdogan ka gjasa të vazhdojë me ofertën e Putinit.

Moska mund të nxisë kurdët në Sirinë fqinje për të kryer një fushatë shkatërrimi dhe dhune në Turqi. Për më tepër, Putini mund të ndalë turizmin rus, më shumë rusë vizitojnë Turqinë çdo vit sesa vizitorët nga çdo vend tjetër dhe të bllokojnë importin e prodhimeve bujqësore turke, ashtu siç bëri pas goditjes së avionit rus nga Ankaraja më 2015, duke dëmtur më tej ekonominë e dobët të Turqisë.

Erdogan-Putin

Putin gjithashtu mund të kërcënojë furnizimin me energji për Turqinë, konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë pas Gjermanisë.

Pra, jo, Turqia dhe Rusia nuk janë aleatë ose miq. Shqetësimet e sigurisë së Erdoganit, mosbesimi ndaj Perëndimit dhe pamundësia për të siguruar raketat e bëra nga amerikanët e bënë të kërkonte një alternativë.

Erdogan nuk ka gjasa të heqë dorë nga oferta e zgjuar S-400 e Putinit, sepse ai ka frikë nga ndëshkimi rus.

Turqia mbetet një vend kritik për interesat amerikane, pavarësisht nga tendencat autokratike të Erdoganit. Politikëbërësit duhet të ndjekin me kujdes këtë çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

Erdogan mes dy zjarresh