MENU
klinika

Pas 43 vitesh

Sri Lanka/ Rikthehet dënimi me vdekje

27.06.2019 - 09:53

Presidenti i Sri Lankës ka urdhëruar ekzekutimin e katër trafikantëve të drogës, potencialisht duke i dhënë fund një moratoriumi 43-vjeçar mbi dënimin me vdekje.

Maithripala Sirisena, presidenti, tha të mërkurën se kishte nënshkruar urdhrat e vdekjes, të cilat kishin datat e ekzekutimeve dhe dërgoi dokumentet tek autoritetet e burgjeve.

Ai tha se droga ishte bërë një kërcënim serioz në të gjithë vendin dhe sipas tij, 60% e 24,000 të burgosurve ishin burgosur për vepra të lidhura me drogën.

Burgjet e Sri Lankës janë ndërtuar për të strehuar 11,000 njerëz. Qeveria e fundit ekzekutoi një të burgosur në vitin 1976, por ka 1,299 të burgosur në rreshtin e vdekjes, duke përfshirë 48 të dënuar për vepra penale të drogës.

Arrestimet lidhur me drogën u rritën me 2% në vitin 2017 nga viti i kaluar, në 81,156.

Grupet e të drejtave, qeveritë e huaja dhe BE-ja kishin kritikuar më parë sugjerimin e Sirisenës për rikthimin e dënimit me vdekje, duke thënë se nuk kishte një sistem të përsosur të drejtësisë penale dhe se rreziku i ekzekutimit të një personi të pafajshëm nuk mund të eliminohej kurrë.

Sirisena, i cili vizitoi Filipinet në janar, vlerësoi shtypjen e drogës ilegale nga presidenti i vendit, Rodrigo Duterte, duke e quajtur atë “një shembull për botën”.

Sri Lanka është kryesisht budist, një fe që është kundër dhunës. Sirisena më parë tha se vendi përfitonte nga ndikimet pozitive nga të gjitha fetë, porse zbatimi i ashpër i ligjit ishte i nevojshëm për të frenuar krimin dhe për të ruajtur rendin.