MENU
klinika

Përmes e-Albania

Tatimet: Paguani online 13 detyrime pa asnje kosto printimi

06.06.2019 - 15:56

Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre.

Ndërsa inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmëndje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:

  • • Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
    • Tatim i Lojërave të Fatit
    • Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
    • Tatim i Mbajtur në Burim
    • Tatim mbi Vlerën e Shtuar
    • Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
    • Tatim Fitimi
    • Tatim mbi të Ardhurat Personale
    • Taksat Kombëtare
    • Tarifat Kombëtare
    • Renta minerare
    • Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
    • Detyrime globale/Penalitetet

Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.