Ushtria amerikane do të dërgojë 1.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që tensioned me Iranin rriten.
Sekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan tha se vendosja ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane. Gjithashtu, ai tha se kanë imazhe të reja që lidhin Iranin me sulmet e javës së kaluar në dy depozita nafte në Gjirin e Omanit.
Në deklaratën e tij, ai tha se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konfliktin me Iranin”, por është marrë veprimi për të “garantuar sigurinë dhe mirëqenien e personelit tonë ushtarak që punojnë në të gjithë rajonin për të mbrojtur interesat tona kombëtare”.
Sekretari i mbrojtjes i SHBA është përsëri duke këmbëngulur se Uashingtoni nuk dëshiron konflikt me Teheranin, por tensionet mbeten të larta dhe çdo llogaritje e gabuar mund të çojë në një përshkallëzim të rëndë.
Uashingtoni e ka akuzuar Iranin por Irani ka mohuar akuzat.
Tensionet u shtuan më tej të hënën, kur Irani tha se rezervat e saj për uranium javën e ardhshme të kalojë nivelet e përcaktuara në bazë të marrëveshjes bërthamore 2015.
Marrëveshja, nga e cila SHBA është tërhequr, frenon programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se vendi i tij nuk kërkon të bëjnë luftë me asnjë komb dhe kishte mbetur “besnik” i detyrimeve ndërkombëtare.
Ai tha se ushtria do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të bëjë ndryshime në nivelet e trupave në përputhje me rrethanat.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë me Iranin, por ishte megjithatë “duke marrë parasysh një gamë të plotë të opsioneve”..