MENU
klinika

"S'pranojmë kushte për..."

Thaçi “ultimatum” këshilltarëve të Macron dhe Merkel

03.06.2019 - 13:11

Gjatë ditës së sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me delegacionin gjermano-francez.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut, dialog ky i udhëhequr nga Bashkimi Europian.

Thaçi ka vënë theksin te fakti se dialogu sipas tij duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi.

Gjithashtu, presidenti ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar.

‘Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin’, është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.