MENU

Kuqezinjtë mbërrijnë në Frankfurt

Tifozët i ‘presin rrugën’ Kombëtares!

02.06.2019 - 20:46

Kombëtarja Shqiptare ka fluturuar paraditen e kësaj të diele drejt Gjermanisë, pikërisht në Frankfurt, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Islandën.

Në orën 10:00, ekipi dhe stafi që e shoqëron, lanë pistën e Rinasit me një avion të kompanisë “Eurokoha”.

Dy orë më pas, skuadra ka mbërritur në aeroportin e Kolnit. Pas procedurave rutinë, ekipi është nisur drejt Frankfurtit. Rrugës u ndal për të konsumuar drekën në në një restorant të njohur të zonës.

Duke qenë se kjo drekë ishte programuar më parë, disa bashkatdhetarë së bashku me fëmijët e tyre, shfrytëzuan rastin për të takuar ekipin kombëtar.

Pas kësaj ndalese skuadra vazhdoi udhëtimin për në Frankfurt dhe u akomodua në hotel Rilano, ku do të qëndrojë deri mëngjesin e datës 7 qershor, kur do te niset për Rekjavik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN