MENU
klinika

Njoftimi i policisë

U gjet i mbytur në det, identifikohet viktima

11.06.2019 - 09:14

Ditën e djeshme u gjet në Durrës trupi i pajetë i një personi.

Ai u gjet i mbytur nga Policia Kufitare rreth 1.5 milje nga bregu.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bënë me dije se identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

kolana e librave

Trupi i pa jetë i përket shtetasit N.P., 86 vjeç ,banues në lagjen Nr.15, Durrës. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat për bashkëpunimin.