MENU
klinika

Formacionet

Zinedine Zidane me 4 skema të reja për Real Madrid!

26.06.2019 - 15:18

Real Madridi i këtij sezoni do të jetë krejtësisht tjetër nga ai i sezonit të shkuar. Me lojtarët e afruar dhe me Zinedine Zidane në krye një tjetër skuadër, një tjetër filozofi loje dhe një tjetër rreshtim do të ketë në fushë “Los Blancos”.

Gazeta spanjolle “AS” ka sjellë 4 formacionet dhe skemat e mundshme që mund të realizojë Zidane, me lojtarët që ka aktualisht dhe me një mesfushor, që pritet të jetë Paul Pogba, ose Fabian Ruiz.

E përdorur më parë nga Zidane, mund të jetë një opsion që e kthen Kroos në një numër “5”, edhe pse gjermani ka thënë se nuk është si Casemiro. Hazard do të kishte autonomi në krahun e djathtë, por kjo skemë mund të kthehet edhe në një ide më konservative, duke u përshtatur me modulin 4-1-4-1.

Klasikja 4-4-2 me Benzema dhe Jovic

Dy sulmues përpara, Modric mund të jetë paksa i sakrifikuar në krahun e majtë, por mund të rrezikohet edhe më shumë me Vinicius, apo Asensio. Ndërkohë që Hazard mbetet gjithmonë në krahun e djathtë. Kjo skemë do të sillte probleme në balancim, ndaj kundërshtarëve të fortë.

Konsolidimi i 4-2-3-1

Mesfushë me dy lojtarë, teksa Modric merr më pak përgjegjësi në mbrojtje dhe ka liri verpimi në sulm. Kjo skemë minimizon pjesëmarrjen e Casemiro, teksa rëndësi marrin krahët, që do të jenë mes Hazard, Vinicius ose Asensio.

Rombi i suksesshëm 4-3-1-2

Mesfushë e konsoliduar dhe ideal për Iscon që qëndron pas shpinës së dy sulmuesve, por që në këtë rast këtë pozicion do e mbante Hazard. Casemiro do kishte më shumë shanse për të luajtur, falë lojës fizike që ofron, po ashtu i mbështetur nga muskujt e Pogba. Në sulm, krah Benzema do të ishte Jovic, pse Vinicius.