MENU
klinika

Detaje

Aksident në Gjirokastër, një fëmijë në gjendje të rëndë

15.07.2019 - 09:39

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Kakavijë-Gjirokastër.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur tetë persona.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë rreth 4-5 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.