Kryedemokrati Basha ka zhvilluar sot një takim në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki.
Gjatë fjalës së tij Basha i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si antikushtetuese dhe antiligjore.
“Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori:
“85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës.
“Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë“.
Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.
• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.