MENU
klinika

Sukses botëror...

BIG CRUZ – Industritë muzikore të botës në kërkim të tij

16.07.2019 - 15:03

Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group? Kush do ja arrijë të ketë në labelin e vet Rreperin e talentuar Shqiptar BIG CRUZ?!

BIG Cruz ka krijuar një influencë të madhe në rrethin e tij, për stilin e tij të veçantë artistik, mesazhin e këngëve dhe videot e tij.

BIG Cruz ka vendosur që Projektin “Look Back”ta realizojë në origjinën e tij, Shqiperinë, duke sjellë një Super Këngë dhe një Videoklip Unik, që nuk e kishim parë më parë në tregun tonë muzikor.

Sapo videoklipi është publikuar ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe publikut, sepse të tilla projekte nuk na bie rasti të shohim në Shqipëri.

 

BIG Cruz në një Status në instagram gjatë publikimit të këngës , ka thenë: “Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqiperi për të promovuar dhe vendin tim në Amerike”, duke mos harruar që flet gjuhën Shqipe në mënyrë të përsosur.

Direkt pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej.

Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim Artistin Shqiptar, si : Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi Artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë Yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit.

Warner brothers music group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një Kontratë të mundshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konfirmon dy lajmet e mëdha!

Reperi Gashi po sjell këngë me Dua Lipën!