Kryeministri i ardhshëm mund të emërojë ambasadorin e ardhshëm britanik në SHBA, tha sekretarja britanike e Thesarit, Liz Truss.
Ambasadori i Britanisë në Uashington, Kim Darroch, dha dorëheqjen të mërkurën, pas disa ditë kritikash nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Procesi i zgjedhjes së një ambasadori të ri, mund të zgjasë disa muaj, dhe prandaj ky proces do të bëhet nga pasardhësi i kryeministres britanike që po largohet, Theresa May.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pritet të shpallet më 23 korrik.
Zyrtarë tjerë të lartë britanikë, kanë thënë se ambasadori i ri i Britanisë në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë personi më i mirë, për interesat afatgjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkohë, Boris Johnson, që ka gjasa të bëhet kryeministër i Britanisë, mohoi përfshirjen në rastin e ambasadorit, Kim Darroch.
Ambasadori i Britanisë në Uashington, Kim Darroch, dha dorëheqjen të mërkurën, pas disa ditë kritikash nga presidenti amerikan Donald Trump, për shkak të daljes në publik të disa dokumenteve të fshehta, në të cilat ai e quante administratën e presidentit Trump si të “paaftë”.
Trump, e quajti më pas ambasadorin Kim Darroch si “shumë budalla” dhe njoftoi se nuk do të merrej më me të.
Qeveria britanike fillimisht shprehu mbështetjen për ambasadorin, mirëpo më pas ai dha dorëheqjen, duke thënë se “në rrethanat e tanishme, është e drejtë të lejohet emërimi i një ambasadori të ri”.