MENU
klinika

“Këngë Jeho”

Çeli siparin në Strugë, folklori dhe melosi shqiptar

07.07.2019 - 15:52

      Struga çeli këtë fundjavë, siparin e 28-të të festivalit të folklorit e melosit shqiptar “Këngë Jeho”. Në njërin nga evenimentet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, këtë vit marrin pjesë rreth 17 ansamble folklorike nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, me rreth 700 pjesëmarrës.

 

 

 

“Disa nga shoqëritë kulturore artistike në Strugë vijnë për herë të parë, ndërsa kishte edhe të tillë që tashmë, prej disa vitesh janë pjesëmarrës të rregullt në këtë festival”, – theksoi Zini Jusufi, drejtor i festivalit

 

 

 

 

Para fillimit të festivalit, pjesëmarrësit parakaluan me veshjet popullire nëpër rrugët e Strugës. Festivali “Këngë Jeho” mbahet që nga viti 1991 dhe ndryshe nga fillimet, vitet e fundit festivali është i hapur dhe mbahet në qendër të qytetit të Strugës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN