MENU
klinika

Surpriza e madhe po vjen!

Çfarë fsheh Capital T në sundukun që mban shkronjën T?

12.07.2019 - 12:04

Reperi juaj i preferuar është kthyer në një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm në muzikën shqiptare.

Që prej janarit të këtij viti, Kapo ka treguar se po punon fort dhe ka sjellë çdo muaj një projekt të ri, ndërsa së fundmi ka përgatitur edhe një surprizë të madhe për fansat e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi ka lajmëruar se në muajin shtator do të mbajë një koncert në Tiranë, ndërsa foto e publikuar i ka bërë të gjithë kuriozë.

Ai ka publikuar një sënduk i cili mban shkronjën “T”, ndërsa fansat në komente po shpresojnë se brenda tij do të jetë edhe kënga e re e Kapos.

“19.09.19. Tirana”- shkruan reperi krahas fotos së tij që po shpërndahet kudo në rrjet dhe ka gëzuar mijëra fansa.

Përpos koncertit, ende nuk dihet se ç’surprizë do të sjellë saktësisht reperi më datën 19 të muajit shtator, megjithatë të gjithë po përgatiten për diçka të madhe.

Vetëm një javë më parë, Capital T solli bashkëpunimin më të fundit me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, të titulluar “Fustani” dhe mund të themi me bindje se kënga është kthyer në një ndër hitet e kësaj vere. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake