MENU
klinika

"Më mungon shumë"

Dafina Zeqiri zbulon kush ia zëvendësoi të atin pas braktisjes

31.07.2019 - 14:44

Dafina Zeqiri dhe dy motrat e saj, Besa dhe Tringa nuk flasin me babain e tyre.

Që kur ishin të vogla, motrat Zeqiri nuk ruajnë kontakte me babain, i cili i ka braktisur dhe këtë gjë Dafina e ka bërë të ditur në shumë intervista ku është pyetur në lidhje me familjen.

Pas largimit të babait kur Dafina ishte në moshë fare të vogël, mungesën e tij e zëvendësoi gjyshi i saj. Sot këngëtarja ka publikuar një foto të gjyshit, të cilin e quan baba:

“Një foto e rrallë e gjyshit tim, babait tim, shokut tim të ngushtë! Më mungon shumë”, shkruan ajo në foton e gjyshit të ndjerë që ka publikuar në Instagram.

Por çfarë ka ndodhur me babain e Dafinës?

Arsyeja që babai i tyre nuk gjendet në asnjë foto familjare, lidhet me faktin që ai i ka braktisur ato që të vogla. Motra e vogël e Dafinës, Besa ka treguar më herët se ai ka qenë “shumë i preokupuar për të lënë shumë femra shtatzënë dhe për t’i lënë fëmijët jetimë”.

Pasi Dafina u bë e famshme si këngëtare dhe Besa u bë modele, babai i tyre i kontaktoi për t’u kërkuar falje pas 21 vjetësh, por ishte shumë vonë.