MENU
klinika

Konsiderohet si pasuesi i yllit portugez

Dështimet në merkato/ Milan në sulm për “Ronaldon e ri”

17.07.2019 - 19:02

Milan ka hedhur sytë nga Franca, ku me skuadrën e Lille luan sulmuesi 20-vjeçar portugez, Rafael Leao.

Ai konsiderohet në vendlindje si pasuesi i Cristiano Ronaldo.  Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet e para me skuadrën franceze, por nuk ka ende një marrëveshje.

Lille kërkon 35-40 milionë euro për sulmuesin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023.

Ndërkohë, Milan nuk ofron më shumë se 20 milionë euro.

Për pasojë, palët janë ende në diskutime për mënyrën e transferimit. Rafael Leao u transferua verën e kaluar te Lillë nga Sporting me koston zero, duke realizuar 8 gola në 24 ndeshje në sezonin e tij të parë në League 1.

Sulmuesi luan edhe me kombëtaren U-21 të Portugalisë, duke tërhequr vëmendjen e kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të rinovojë apo të shitet?

Donnaruma dhe Milani janë në dilemë!