MENU
klinika

Jo vetëm një romancë e thjeshtë

DiCaprio do martohet me të dashurën 23 vjet më të re?

24.07.2019 - 17:43

Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij Camila Morrone, 22 vjeçe, janë më të afërt si asnjëherë tjetër pavarësisht diferencës që kanë në moshë.

“Ata janë më seriozë. Nuk është vetëm një romancë e thjeshtë. Camila e kalon të shumtën e kohës në shtëpinë e aktorit”, ka thënë një burim për People.

Aktorët, të cilët udhëtojnë së bashku shumë shpesh, përfshirë Coachellan dhe më vonë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku DiCaprio debutoi në Hollywood me filmin “One Upon a Time”, janë thuajse vazhdimisht në fokus të mediave.

“Camila që një kohë njihet si e dashura e Leos dhe ky i fundit e ka njoftuar edhe me prindërit e tij”, vazhdon më tej burimi.

Ndërkaq, ata kanë filluar të takohen që nga janari i vitit 2018-të dhe duket se po planifikojnë edhe për martesë.

Në vazhdim do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dyshja e famshme rreth lidhjes së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas bjondeve, një brune…

DiCaprio i jep fund beqarisë?!

‘Killers of the Flower Moon’

Ribashkohet Leo DiCaprio dhe Martin Scorsese!