Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, po shijon së fundmi suksesin e këngës së saj më fundit, të titulluar “Loquita”, bashkëpunim i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Kënga ka arritur 5 milionë klikime në Youtube dhe është kthyer në një ndër hitet e kësaj vere.
Këngëtarja, e cila në klip u shfaq me flokë të gjata, vendosi të bëjë ndryshimin e madh në pamjen e saj.
Eleni i është bashkuar trendit të fundit dhe i ka prerë shkurt flokët e saj, ndërsa fotot me look-un e ri i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Duhet ta pranojmë se këngëtarja duket shumë e bukur me modelin e ri të flokëve, për të cilin e kanë komplimentuar ndjekës të shumtë.