MENU
klinika

Foto

Era Istrefi në pushime me të dashurin e saj të përfolur!

30.07.2019 - 15:30

Era Istrefi është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila na ka bërë krenarë me sukseset që ka arritur në karrierën muzikore.

Së fundmi, ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur britanik Julian Perreta, mirëpo pavarësisht mesazheve romantike, nuk ka patur gjë zyrtare.

Në këto ditë të nxehta korriku, Era Istrefi ka vendosur të pushojë në ishullin ku shkojnë të gjithë të famshmit, pikërisht Mykonos, por ajo nuk është vetëm.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet krah Dj me famë botërore, Diplo, i cili ka performuar në klubet e njohura të ishullit grek, ndërkohë që pranë tij qëndronte Era.

Epo na e kanë treguar gjithmonë që janë shumë shokë.

Mirëpo bashkë me Erën është edhe i dashuri i saj i përfolur, Julian Perreta me të cilin publikoi një video teksa shfaqej në makinë në shoqërinë e disa vajzave të tjera.

Ah moj Era, na thuaj ndnjë gjë, se mbetëm nën petkun e spekulimeve.