MENU
klinika

Korçë, kinema 3D

Festivali i Filmit të Shkurtër

08.07.2019 - 17:57

      Festivali i Filmit të Shkurtër çel sot, edicionin II në Korçë.

Mbrëmjen e sotme çel siparin në orën 19:30, në skenën e teatrit “A.Z. Çajupi”, ku janë të mirëpritur të gjithë qytetarët dhe të apasionuarit e kinemasë. Në këtë edicion, i dyti ky në llojin e tij, marrin pjesë përfaqësues nga 27 vende të ndryshme të botës, me filma që do të shfaqen në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe në sheshin e Kullës Panoramike.

 

 

 

Ndërkohë, që vitin e kaluar kishte rreth 40 filma të ndarë në disa kategori, si dokumentar apo fiction, ky edicion sjell rreth 50 filma, nga 27 vende të ndryshme të botës, për publikun e këtij qyteti. Gjatë paradites filmat do të shfaqen në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ndërsa pasdite në sheshin para teatrit, i ashtuquajtur Kulla Panoramike. Drejtori i Festivalit, Gledis Bica, tregon se për herë të parë këtë vit, do të shfaqen edhe 5 filma 3D.

 

 

 

Në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku festivali do të ketë startin, do të transmetohen filmat më të mirë austriakë. Këtë vit, kemi një risi: do të ketë filma që i përkasin të ashtuquajturit realiteti virtual, që shikohen me syze”, – tha drejtori i festivalit, Gledis Bica.

 

 

 

 

Për drejtoren e këtij teatri, Zamira Kita, është kënaqësi që ai që do të sjellë kineastë nga shumë vende të botës, do të gjallërojë qytetin dhe do t’u japë mundësi grupeve pjesëmarrëse, të njohin e të shphin nga afër kulturën e qytetit të Korçës.

 

 

 

 

“Qendra e artit dhe të kulturës e bashkisë me shumë dashamirësi ka përkrah këtë festival, që artdashësit korçar të shohin filma. Filmat janë me metrazh të shkurtër por kanë një domethënie shumë të madhe dhe përcjellin një mesazh shumë të fortë”, – u shpreh, Kita.

Për mbarëvajtjen e këtij festivali ndërkombëtar është angazhuar edhe Qendra Rinore, për të nxitur të rinjtë e qytetit të Korçës, për t’u bërë pjesëmarrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katedralja "Ringjallja e Krishtit"

“Në zemër të Krishtit” në Korçë

Artistët i lumturon publiku

“Jarmarka” ruse ndizet në Korçë