Pas suksesit të madh që pati me rolin e saj tek filmi “The Maleficent”, Angelina Jolie do të bëhet pjesë e një filmi me të njëjtën tematikë, ku do të ketë rolin e një superheroine.
Vetëm pak pasi Angelina Jolie i dha ish-bashkëshortit, Brad Pitt-it, mundësinë që ai të kujdesej këtë verë për 6 fëmijët e tyre, të gjithë menduan se ky ishte një hap drejt ribashkimit të çiftit.
Mirëpo, duket se Angelina nuk e ka mendjen fare tek Brad-i, por po shijon e lumtur romancën e saj të re.
Mësohet se aktorja është në një lidhje dashurie me truprojën e saj, i cili tashmë është bërë pjesë e familjes dhe shikohen kudo së bashku.
Burime pranë çiftit kanë treguar se Jolie u takua për herë të parë me truprojën gjatë xhirimeve të filmit “Those who wish me dead”.