Përleshjet kanë shpërthyer sërish midis policisë dhe protestuesve në Hong-Kong pas një demonstrimi kundër një projektligji kontradiktor të ekstradimit, kësaj radhe në Sha Tin, një qytet midis ishullit të Hong Kongut dhe kufirit me Kinën.
Gjatë demonstratës dhjetëra mijëra njerëz marshuan në mënyrë paqësore kundër ligjit që do të lejonte që individët të dërgoheshin në Kinë për gjykime në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste.
Menjëherë pas orës 5, të dielën, shpërthyen përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve në një vend jashtë rrugës së aprovuar dhe policia hodhi llak me piper mbi protestuesit.
Disa protestues, çmontuan barrierat metalike në rrugë dhe vendosën barrikada të improvizuara për t’u ndarë nga policia. Ata që qëndronin pranë policisë vunë syze, maskë fytyre dhe helmeta dhe u armatosnin me çadra në rast se policia përdorte llak piper.
Rreth orës 18:30, në skenë u shfaqën më shumë se njëqind policë në uniformë të gjelbër që mbanin mburoja.
Të shtunën policia kishte përdorur llak piper dhe shkopinj për të larguar protestuesit në një protestë të ngjashme në Sheung Shui.
Policia njoftoi të dielën se dy njerëz ishin arrestuar në protestën Sheung Shui dhe ata “dënuan me forcë sulmet e qëllimshme nga protestuesit e dhunshëm”.
Projektligji për ekstradimin është pezulluar nga shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, e ka shpallur atë “të vdekur”, por kjo nuk ka arritur të sigurojë qytetarët e thjeshtë që kanë frikë se mund të ringjallen.
Që nga 9 qershori, Hong-Kongu është tronditur nga kriza më e madhe politike, me miliona njerëz që kanë protestuar kundër ligjit të ekstradimit të propozuar.